You are currently viewing Laureati i çmimit për Demokraci Lokale po qëndron në Kosovë

Laureati i çmimit për Demokraci Lokale po qëndron në Kosovë

Z. Samuel Waelty, ish-drejtor i SDC-së në Kosovë, vizitoi hapësirat e Institutit KLGI, ku u prit nga stafi i KLGI dhe z. Besnik Tahiri. Tahiri njoftoi z. Waelty rreth angazhimeve dhe përkushtimit të Institutit KLGI në fushën e qeverisjes lokale, me theks të veçantë informoi atë për programet që ofrohen për ngritjen e kapaciteteve dhe mbështetjen ndaj komunave.

Përpos që është bashkëpunëtor dhe i mik i afërt i Institutit KLGI dhe z. Tahiri, Samuel Waelty po ashtu është laureat i çmimit për Demokraci Lokale, çmim i cili prezantohet nga Instituti KLGI si vlerësim që i bëhet personaliteteve për përkushtim dhe kontribut të dalluar në fushën e qeverisjes dhe demokracisë lokale.

S. Waelty është njëri nga kontribuuesit e mëdhenj në fuqizimin e shoqërisë civile dhe demokracisë lokale, njëherësh vëzhgues aktiv i ngjarjeve dhe proceseve aktuale. 

Lini një Përgjigje