LGiU me seli në Londër prezanton partneritetin me KLGI

Kjo lidhje me Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale do të mundësojë rishikimin decentralizimin në regjion.

Instituti për Demokraci Lokale dhe Informim (LGiU) dhe Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për një partneritet strategjik rreth analizave të politikave, ndërtimit të kapaciteteve, shkëmbimin e njohurive dhe hulumtimeve ndërmjet qeverisjes së mirë dhe decentralizimit.

Ky njoftim vjen si rezultat i një seri vizitash me institucionet qendrore dhe lokale në Kosovë dhe Maqedoni, me qëllim të të kuptuarit të arriturat dhe sfidat e pushtetit lokal në rajon. Udhëtimi përfshiu vizita në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, duke u takuar zyrtarët e qeverisë dhe kryetarët e qyteteve dhe qytezave në çdo vend. Të trija shtetet kanë programe të decentralizimit, ndër to edhe përfundimi i një programi të ri-organizimit të pushtetit lokal në rastin e Shqipërisë.

Hapat e mëtejshëm në partneritet përfshijnë nisjen e një dokumenti në të ardhmen e qeverisjes lokale në Kosovë së bashku me një përpjekje për financim të BE-së. Punimi do të paraqitet në një ngjarje në Prishtinë më 6 korrik.

Për më shumë informata, vizitoni web-faqen e LGiU: http://www.lgiu.org.uk/news/lgiu-announces-strategic-partnership-in-kosovo/

Lini një Përgjigje