You are currently viewing Ministri Jordanez Hammad takoi homologun Hyseni

Ministri Jordanez Hammad takoi homologun Hyseni

Në takimin e fasilituar nga z. Besnik Tahiri – drejtor ekzekutiv i Institutit KLGI, Ministri i Puneve të Brendshme të Jordanisë, z. Salameh Hammad takoi homologun e tij z.Skënder Hyseni.

Në hyrje të takimit u shkëmbyen dhuratat, ndërkaq në diskutim u fol për forcimin e bashkëpunimit në mes ministrive dhe miqësisë në mes shteteve të Kosovës dhe Jordanisë.

Në fokus u trajtua ofrimi i shërbimeve nga agjencionet e kësaj ministrie në komuna, procesi i digjitalizimit dhe standartet e larta të funksionimit.

Jashtë agjendës nuk mbetën edhe çështjet e përgjithshme të sigurisë dhe sfidat globale në këtë fushë.

Ky ishte takimi i parë i delegacionit Jordanez me ministrinë sektoriale. Në fund të takimit u fol për nevojen e bashkëpunimit për ngritjen kapaciteteve dhe bartjen e përvojave të mira nga Kosova në Jordani.

Pjesë e delegacionit janë edhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare USAID dhe NDI në Jordani që angazhohen në përkrahje të qeverisë Jordaneze në refoma.

Lini një Përgjigje