You are currently viewing MZhR dhe KLGI mbajnë takim koordinues për realizim të aktiviteteve të përbashkëta gjatë vitit 2020

MZhR dhe KLGI mbajnë takim koordinues për realizim të aktiviteteve të përbashkëta gjatë vitit 2020

Në vazhdën e bashkëpunimit për avancimin e zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë, përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR-së) dhe Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), sot me datë 04.02.2020 mbajtën takim koordinues për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta gjatë vitit 2020.

Me këtë rast, të dyja palët i prezantuan njëra tjetrës planet e punës për vitin 2020 dhe shqyrtuan aktivitetet me interesa të përbashkëta për realizim në vitin 2020.

Mbi bazën e planifikimeve vjetore, resurseve humane dhe financiare të cilat i posedojnë, palët listuan një numër të aktiviteteve të cilat mund t’i realizojnë fillimisht në gjashtë (6) mujorin e parë.

Njëkohësisht, të njëjtat u pajtuan që bashkërisht të përgatisin një plan për sigurimin e donatorëve, lidhur me ofrimin e asistencës teknike dhe përkrahjes financiare për zhvillimin e politikave dhe legjislacionit në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar në Kosovë.

Lini një Përgjigje