You are currently viewing Në Dragash u mbajt trajnimi për Auditimin Social

Në Dragash u mbajt trajnimi për Auditimin Social

Gjatë trajnimit të Auditimit Social grupi i qytetarëve të profesioneve të ndryshme diskutuan për konceptin e llogaridhënies sociale, qasjen dhe formën e monitorimit të projekteve në Komunën e Dragashit. Ishte dakordim i grupit të auditorëve socialë, që projektet që do të përzgjidhen për monitorim, do të jenë ato më specifike që përfitojnë qytetarët pa dallim.

Nëpërmes Auditimit Social, qytetarët, shoqëria civile e akterë tjerë do të jenë të përfshirë në politikat publike lokale dhe t’i mbajnë përgjegjës autoritetet lokale në implementim të projekteve.

Auditimi Social, që po zhvillohet nga Instituti KLGI, mbështetet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Lini një Përgjigje