Grupi i Auditimit Social
në Komunën e Shtimes me koordinator lokal organizatën LDA, mbajtën takimin e dytë ku diskutuan dhe analizuan në detaje kontratën dhe dokumente tjera të projektit “Zgjerimi i ndriçimit publik në Shtime”
. Qëllimi i takimit ishte evidentimi i çështjeve kyçe për të garantuar që nevojat dhe interesat e komunitetit të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. ![]()
Gjatë diskutimeve u dhanë ide dhe mendime se ndriçimi publik, jo vetëm që është thelbësor për zhvillimin e komunës, por gjithashtu rrit sigurinë qytetare, sidomos nëpër fshatra, si dhe krijon një mjedis më mikpritës për aktivitete sociale. ![]()
Pas kësaj faze vlerësuese, grupi do të realizojë inspektime në terren për të verifikuar përputhshmërinë e punimeve me detajet e kontratave
. Kjo do të ndihmojë në sigurimin e gjetjeve të sakta dhe rekomandimeve për Komunën e Shtimes, duke mbështetur përfshirjen qytetare dhe transparencën. ![]()
Projekti i Auditimit Social mbështetet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. ![]()
