You are currently viewing Norvegjia interesohet për integrimin e komunitetit turk në Kosovë

Norvegjia interesohet për integrimin e komunitetit turk në Kosovë

Në vargun e takimeve në komunat e Kosovës, Ambasadori Norvegjez, Per Strand Sjaastad, dhe Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Tahiri, përmbyllën vizitën me kryetarin e komunës së Mamushës.

Integrimi i komunitetit turk në Kosovë ka bërë që sot ata të kenë edhe komunën me shumicë të këtij nacionaliteti. Andaj, ishte interes i Ambasadorit Sjaastad të shihte nga afër raportet e këtij komuniteti me institucionet e Kosovës dhe Turqinë.

Në takim u theksua se komuna e Mamushës ka rreth 95 për qind popullatë turke, ku rreth 75 për qind prej tyre janë të koncentruar në fushën e bujqësisë.

“Norvegjia ka prezencë të fuqishme në regjionin e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetja ndaj Kosovës dhe komuniteteve të saj është një ndër prioritetet. Qëllimi ynë mbetet mbështetja e Kosovës për një shoqëri funksionale dhe multi-etnike” – shtoi Ambasadori Sjaastad, duke u interesuar për integrimin e komunitetit turk.

Bütüç shprehi falënderim për mbështetjen vazhdueshme të Norvegjisë në përkrahjen e Kosovës.

Vizitat u koordinuan nga Instituti KLGI, nën udhëheqjen e z. Besnik Tahiri, Drejtor Ekzekutiv i Institutit KLGI, me qëllimin për t’i mundësuar Ambasadorit Sjaastad njohjen nga afër me me sfidat, progresin dhe perspektivat e komunave. 

Lini një Përgjigje