You are currently viewing Përmbyllet vizita e Ambasadorit, Jens Erik Grondahl, në komuna

Përmbyllet vizita e Ambasadorit, Jens Erik Grondahl, në komuna

Vitia ishte takimi përmbyllës i vizitës në komuna e Ambasadorit të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, dhe Drejtorit Ekzekutiv të Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, z. Valmir Gashi, për të parë dhe njohur nga afër me zhvillimet në nivel lokal.

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti i njoftoi lidhur me sfidat dhe punët që po vazhdojnë në këtë komunë si dhe për projektet e ndryshme dhe orientimet zhvillimore në sferën e ekonomisë lokale, nëpërmjet bashkëpunimit me sektorin privat. Ai përmendi edhe potencialet e mira që ka kjo komunë për zhvillimin ekonomik, bujqësinë e turizmin.

Po ashtu, diskutuan për fushat e intervenimit në funksion të rritjes së efikasitetit, cilësisë së shërbimeve dhe performancës së komunave.

Duke falënderuar Ambasadorin për mbështetjen e Ambasadës së Norvegjisë për komunat, kryetari Haliti shprehi gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me Institutin KLGI në kuadrin e angazhimeve dhe përkrahjes drejt fuqizimit të nivelit lokal.

Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje