You are currently viewing Për Ligjin e Prishtinës propozohet të merret Zagrebi si model

Për Ligjin e Prishtinës propozohet të merret Zagrebi si model

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Në dëgjim publik të organizuar nga Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media lidhur me amendamentin e Projektligjit për kryeqytetin, qëndrimet e Institutit KLGI u prezantuan nga Drejtori Ekzekutiv, Besnik Tahiri.

Qëndrimet e Institutit KLGI janë si në vijim:

Financimi shtesë prej 4% duhet të bazohet në një vlerësim funksional  duke u përcaktuar qartë se cilat fusha duhet të mbështeten me një financim shtesë.

Me kompetencat shtesë sipas KLGI financimi duhet të këtë fokus në:
1.    Forcimin e Asamblesë komunale dhe trupave funksional
2.    Themelimi i ndërmarrjeve te reja publike
3.    Shëndetësinë sekondare
4.    Sigurinë publike në kryeqytet

Z. Tahiri ka theksuar se kryeqytetet si Zagrebi mund të ofrojnë shembuj të mirë në fushën e menaxhimit të financave dhe shërbimeve publike (në organizimin e modelit Holding). Në këtë kuadër një vlerësim i modeleve të mira rajonale mund të lehtësojë punën në këtë proces.

Në fund, z. Tahiri shtoi se përmirësimi dhe miratimi i shpejtë i Ligjit i hapë Prishtinës mundësi të reja zhvillimore duke ditur se Prishtina është kryeqendër administrative, diplomatike, universitare, shëndetësore dhe kulturore. Po ashtu, Tahiri ka shprehur se Instituti KLGI do të vazhdojë të mbështesë këtë proces, si një nismë e mbarë në procesin e reformave që forcojnë demokracinë dhe zhvillimin lokal. 

Lini një Përgjigje