You are currently viewing Procesi  monitorimit të financimit publik të OJQ-ve në nivel lokal

Procesi monitorimit të financimit publik të OJQ-ve në nivel lokal

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), më 1 qershor, ka mbajtur punëtorinë me organizata jo-qeveritare (OJQ) lokale dhe aktivistë për procesin e monitorimit të financimit publik të OJQ-ve në nivel lokal.

Punëtoria ishte për prezantimin e metodologjisë për monitorim të financimit publik të OJQ-ve në komuna, të zhvilluar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe KLGI, me qëllim të ndërtimit të në një procesi transparent dhe të përgjegjshëm për programimin, disbursimin dhe zbatimin e financimit publik për OJQ-të.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, i cili zbatohet nga KCSF në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë. KLGI është partner i KCSF-së në realizimin e këtij aktiviteti.

Lini një Përgjigje