You are currently viewing Prona, shtylla kryesore e progresit

Prona, shtylla kryesore e progresit

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Oda Ekonomike Austriake në Kosovë, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, kolegji UBT dhe Komuna e Lipjanit organizuan konferencë ku u trajtuan pesë dimensionet lidhur me shfrytëzimin e tokës komunale: (Banimi – Agrikultura – Turizmi – Industria – Infrastruktura).

Në fjalën e tij z. Besnik Tahiri, drejtor ekzekutiv i Institutit KLGI theksoi se prona është shtylla kryesore e progresit të një vendi. Pra pa qartësi të plotë rreth pronës, pa menaxhim të sakt të pronës publike nuk ka zhvillim ekonomik. Dihet Komunat e Kosovës kanë shumë pak pronë komunale, që nënkupton se projektet publike private janë shumë të mangëta në vend. Pra Kosova, veçanërisht Komunat janë përballur dhe po vazhdojnë të përballen me këtë problem duke pasur parasysh faktin se pronat dhe kadastri kanë kaluar nëpër një proces pothuajse të pa qartë të pronësisë dhe menaxhimit. Fillimisht problemi ka lindur me mungesën e regjistrave kadastral nëpër komuna, bartjen e pronave në pronësi të AKP-së, dhënien e lejeve për shfrytëzim – eksploatim dhe destinimin e pronës nga niveli qendror, e më pastaj problemet pronësore janë përcjell edhe tek decentralizimi në procesin e formimit të komunave të reja me raport me komunat amë.

Fokusi i komunave duhet të bie në racionalizimin e tokës së shfrytëzueshme dhe rritja e transparencës, plani i menaxhimit, integrimi i teknologjisë dhe roli i saj në menaxhimin e tokave të komunës. Duke pasur parasysh faktin se Komunat ende ballafaqohen me mungesë menaxhimit të pronave komunale për objekte administrative, edukative e lere të flasim për dhënien në shfrytëzim për zhvillim ekonomik. E edhe nëse komunat kanë të identifikuara prona e që janë nën menaxhimin e AKP-së atëherë proceduar për të këmbyer janë tejet të komplikuara.

Pra menaxhimi i mirë i aseteve të komunës duhet të bazohet në ndarje të balancuar mirë të autoritetit, përgjegjësisë dhe llogaridhënies midis qeverisë qendrore dhe lokale dhe në politikat e mira. Në Kosovë, ky balanc ende nuk është arritur, dhe politika ekzistuese dhe mjedisi rregullativ pengojnë një qasje strategjike afatgjate për menaxhimin e tokës dhe aseteve në nivel lokal dhe, në veçanti, shfrytëzimin e tokës dhe pronës për zhvillim ekonomik lokal dhe për gjenerimin e të hyrave. Prona e paluajtshme publike komunale është aset shumë i rëndësishëm i komunës që ndikon në zhvillimin ekonomik lokal, si dhe në lehtësimin e ushtrimit të kompetencave komunale. Prona komunale duhet të jetë në shërbim të investitorëve serioz të cilët me projektet e tyre konkrete do të gjeneronin të hyra buxhetore dhe vende të reja pune. 

Lini një Përgjigje