Viti 2026

Monitorimi i Zbatimit të të Drejtave të Fëmijëve në Nivel Lokal

Shkarko PDF1.3 MB

Ky raport paraqet rezultatet e monitorimit të nivelit të zbatimit të të drejtave të fëmijëve në nivel lokal, me fokus në përmbushjen e përgjegjësive komunale në fushën e shërbimeve sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve gjatë vitit 2025.

Monitorimi ka përfshirë të 38 komunat e Republikës së Kosovës dhe është organizuar në gjashtë fusha kryesore, me gjithsej 25 indikatorë: mekanizmat institucionalë, planifikimi dhe politikat, ofrimi i shërbimeve sociale, shërbimet specifike për fëmijë, financimi, si dhe kontraktimi dhe licencimi.

Raporti është hartuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), në kuadër të projektit “Avancimi i të Drejtave të Fëmijëve në Nivel Lokal”, i cili zbatohet në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze, përmes Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida).