You are currently viewing Qeverisje Lokale, një përpjekje e vazhdueshme për avancim dhe reformim

Qeverisje Lokale, një përpjekje e vazhdueshme për avancim dhe reformim

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), mbajti Konferencën Vjetore për qeverisje lokale, me këtë rast u pasqyruan prespektiva e qeverisjes lokale në këto dimensione:

• Domosdoshmërinë për të forcuar sistemin e qeverisjes lokale në Kosovë

Reformat e Qeverisjes Lokale – rrugës përpara

• Zhvendosjen e debatit për qeverisje lokale nga politika në zhvillim të qëndrueshëm në nivel komunal

Në këtë ngjarje po ashtu u inauguruan dy programeve trajnuese: Programin Edukativ “Akademia për Qeverisje Lokale – Gjenerata e Pestë” dhe programit të avancuar trajnues për “Politika Strategjike dhe Zhvillimore Komunale”.

Fjalimet kryesore u mbajtën nga: Ambasadori i Norvegjisë, z. Jan Braathu, z. Bajram Gecaj, Zëvendës-Ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe z. Besnik Tahiri, Drejtor i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale dhe z. Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Në këtë ngjarje, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale po ashtu ndau dhe “Çmimin vjetorë për Demokraci Lokale 2015”, për z. Samuel Waelty, ish drejtor i SDC në Kosovë (2007-2011), aktualisht drejtor i SDC në Vietnam. Çmimi vjetori KLGI-së prezantohet si vlerësim që i bëhet personalitetevepër përkushtim dhe kontribut të dalluar në fushën e qeverisjes dhe demokracisë lokale.

Pjesëmarrës tjerë në këtë ngjarje ishin përfaqësues të Institucioneve Qendrore, përfaqësues të Komunave, misioneve diplomatike të akredituara në Kosovë, shoqërisë civile dhe studentë.

Lini një Përgjigje