You are currently viewing Roli i të rinjve në fuqizimin e politikave lokale

Roli i të rinjve në fuqizimin e politikave lokale

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), organizoi takimin e radhës me temën ‘Roli i të rinjve në fuqizimin e politikave lokale, modeli i kongresit të të rinjve në Shqipëri dhe Kosovë’. Kjo në kuadër të platformës dhe rrjetit për profesionistët e rinj për ‘Lidershipin Transformues’.

Platforma e lidershipit transformues, në vete ka për synim të promovoj arritjet përmes shembujve, e njëkohësisht të nxisë iniciativa të reja.
Për të arriturat e Shqipërisë në organizimin e Kongresit Rinor Kombëtar, prezantoi Klajdi Priska, përgjegjës politikash në këtë kongres dhe Enis Durguti, koordinator i Kongresit Rinor Kombëtar – Republika e Kosovës.
Nga iniciativa e Friedrich Ebert Stiftung, ku si rezultat, Tirana në 2022, është shpallur Kryeqyteti Evropian i Rinisë, andaj për këtë u dhanë shembuj të angazhimit në interes të rinisë dhe promovimit të Tiranës dhe Kongresit në veçanti.

Lidershipi transformues ka të bëjë me ndryshimin e mendësisë dhe qasjes në qeverisjen lokale. Para së gjithash, një lidership transformues do t’i shtyjë akterët lokalë në ndërveprim, rritjen e sinergjive dhe avancimin e praktikave inovative.

Është esenciale që niveli lokal të avancojë modelin e synuar dhe se përtej akterëve institucionalë, kërkohet sinergji edhe nga akterët tjerë socialë e publikë për të fuqizuar në themel frymën evropiane të qeverisjes lokale.
KLGI nëpërmes kësaj komponente synon zgjerimin e përfshirjes së profesionistëve të rinj në qeverisjen lokale, me qëllim fuqizimin e politikave dhe avancimin e proceseve.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘Mbështetje për Komuna më të Forta dhe më të Qëndrueshme (SSSM)’ i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje