You are currently viewing Rruga Integruese dhe Roli i Nivelit Lokal

Rruga Integruese dhe Roli i Nivelit Lokal

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi diskutimin me temën “RRUGA INTEGRUESE – ROLI I NIVELIT LOKAL – Pasqyrimi për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut”.

Gjatë diskutimit u prezantua analiza për rolin e komunave (bashkive) të rajonit në proceset e Integrimeve Evropiane në vendet e Ballkanit Perëndimor. Të gjeturat kryesore të analizës shtrihen në tri aspekte kyçe: Përshkrimi i të dhënave nga raportet e Komisionit Evropian për Vendet; Objektivat e vendosura në dokumentet strategjike në fushën e qeverisjes lokale; dhe Veprimet kyçe të institucioneve të vendeve përkatëse.

Kjo analizë ka për synim që të shtyjë vendet veç e veç në ndërmarrjen e veprimeve në përmbushjen e obligimeve, duke i krahasuar veprimet mes shteteve, të nxisë shkëmbimin e informacionit dhe praktikave në përmbushjen e këtyre obligimeve si dhe të shtojë partneritetet mes vendeve në përafrimin e proceseve integruese evropiane.

Ishte dakordim i përbashkët që të vazhdohen diskutimet në ndërtimin e një koncepti mbi strukturat komunale për planifikim strategjik dhe zhvillimor.

Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit “Dialogu për Komunat Evropiane (DEM)”, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Linku i Analizës: Kliko këtu

Lini një Përgjigje