You are currently viewing Rruga është ende e gjatë në reformimin e qeverisjes lokale

Rruga është ende e gjatë në reformimin e qeverisjes lokale

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Zyrtarë të lartë komunal pjesë e programit edukativ Akademia për Qeverisje Lokale, realizuan takime të ndara në institucionet qendrore dhe ato lokale në Republikën e Shqipërisë, më konkretisht në diskutime me z. Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës dhe z. Enea Hoti, këshilltar kryesor i Ministrit të Çështjeve Vendore folën për procesin e reformës së qeverisjes lokale në Republikën e Shqipërisë dhe modelin qeverisës së Tiranës.

Nga takimi i drejtorit të Institutit KLGI z. Besnik Tahiri me kryebashkiakun e Tiranës z. Erion Veliaj theks i veçantë iu kushtua sfidave të pushtetit lokal, mundësitë inovative në avancimin e qendrave urbane si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri po ashtu edhe procesit të hartimit të ligjit për Prishtinën. Duke folur për formën e organizimit dhe funksionimit të Tiranës, u tha se ligji i Prishtinës ka mundësi reale të përfshijë elemente nga organizimi funksional sipas modelit të Tiranës, me theks në aspektet që ndërlidhen me njësitë administrative dhe zonat funksionale në mënyrë që të segmentohen politikat strategjike dhe zhvillimore.

Duke pasur parasysh se dora e parë e shtetit është komuna, dhe shërbimi i parë i qeverisë vjen nëpërmes Komunës. Pra arritjet e një shteti varen drejtpërdrejt nga suksesi i Komunës si institucion. Më një fjalë, shteti është i fortë vetëm kur komuna është e fortë. Është e qartë se sfidat në qeverisjen lokale janë të mëdha duke nisur nga hendeku në mes ligjeve dhe zbatimi në praktikë, mungesa e kapaciteteve për zhvillim ekonomik, planifikim dhe implementim strategjik si dy parakushte themelore për rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe rritjes së mirëqenies për qytetarët.

Ishte konstatim se pavarësisht avancimit të qeverisjes lokale rruga mbetet ende e gjatë në aspektin e reformës. Dhe, në rrugën e një procesi reformues ne na duhen kapacitete planifikuese, implementuese dhe parasëgjithash kapacitetet administrative.

Lini një Përgjigje