You are currently viewing Sfidat në procesin e Financimit të OJQ-ve në Komuna

Sfidat në procesin e Financimit të OJQ-ve në Komuna

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi punëtorinë me temën “Sfidat në procesin e Financimit të OJQ-ve në Komuna”. Pjesëmarrës ishin zyrtarë kryesorë financiarë të nga tetë komuna reprezentuese të regjioneve (Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Klinë, Vushtrri, Malishevë).

Punëtoria kishte për qëllim që të diskutojë sfidat dhe mangësitë në procesin e financimit të OJQ-ve dhe identifikimi i modeleve të përshtatshme për të rregulluar këtë proces. Në fokus të punëtorisë gjithashtu ishin edhe mangësitë në rregullativën e financimit të OJQ-ve në nivel lokal.

Punëtoria identifikoi disa sfida me të cilat po ballafaqohet procesi i financimit të OJQ-ve në nivel lokal, duke filluar nga planifikimi i subvencioneve, ku OJQ-të po vendosen në vështirësi të realizimit të aktiviteteve. Ishte kërkesë e përfaqësuesve të komunave, që të kenë mbështetje në procesin e planifikimit të financimit publik të OJQ-ve.

Kjo punëtori është një nismë me të cilën KLGI dhe partnerët, do të vazhdojnë mbështetjen e komunave në funksion të avancimit dhe rritjes së transparencës në procesin e financimit të OJQ-ve në nivel lokal.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, i cili zbatohet nga KCSF në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë. KLGI është partner i KCSF-së në realizimin e këtij aktiviteti.

Lini një Përgjigje