You are currently viewing Shoqëria Civile Promotor i Kontributit Publik

Shoqëria Civile Promotor i Kontributit Publik

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi takimin e parë informues/konsultativ në kuadrin e projektit “Shoqëria Civile Promotor i Kontributit Publik” me Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC) në nivel lokal në qytetin e Vushtrrisë. Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga organizatat e personave me aftësi të kufizuara, organizatave të grave, aktivistë socialë e të komuniteteve.

Përgjatë takimit informues/konsultativ u paraqit harta e procesit, përfshirë: trajnimet e OShC-ve; përfshirjen në procesin e bashkë-krijimit si dhe kontributin direkt me grupet e nën-përfaqësuara në politikat lokale.

Ky projekt ka për synim konsolidimin e OShC-ve në nivel lokal, për të shërbyer si ndër- lehtësues në mes iniciativave të komuniteteve lokale dhe komunave, rritjen e kontributit profesional, nxitjen e iniciativave rajonale si dhe promovimin e proceseve integruese evropiane. Projekti po ashtu, synon që të përmirësojë bashkëpunimin mes grupeve përfaqësuese, komunave dhe komuniteteve lokale.

Ky aktivitet zbatohet me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za Promociju Civilnog Društva (CPCD) në partneritet me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).

Lini një Përgjigje