You are currently viewing Të rinjtë kanë idetë dhe potencialin për transformim

Të rinjtë kanë idetë dhe potencialin për transformim

Te plazhi i liqenit në Orllan, me ftesë të Qendrës Rinore Blue, drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Muçaj, ka prezantuar në kampin rinor.

Në mesin e të rinjve, Muçaj prezantoi nevojën për forcimin e demokracisë lokale nëpërmjet pjesëmarrjes në vendimmarrje. Ndër të tjera, ai theksoi nevojën për fuqizimin e konceptit të debateve të fokusuara dhe me agjendë në mes institucioneve dhe akterëve, në këtë rast të rinjve.

Përgjatë prezantimit, theksi u vendos edhe mbi domosdoshmërinë për të lëvizur nga investimet kapitale në infrastrukturë tek zhvillimi i qëndrueshëm njerëzor.

Në diskutim u shtrua nevoja për politika më të qëndrueshme që përfshijnë të rinjtë në vendimmarrje. Ndërkaq fokus të veçantë Muçaj vendosi tek domosdoshmëria që institucionet rinore të kthehen në mekanizma profesional të edukimit jo-formal. Ai trajtoi nevojën që të shtohet angazhimi i të rinjve në demokratizim, duke vendosur interes për grupet e margjinalizuara.

Krejt në fund, Muçaj shprehi gatishmërinë që Instituti KLGI t’i shërbejë domosdoshmërisë për përfshirjen e studenteve në programet dhe punët si mundësi e forcimit të komponentës praktike përgjatë studimeve.

Lini një Përgjigje