You are currently viewing Tahiri me rekomandime për decentralizimin në Jordani

Tahiri me rekomandime për decentralizimin në Jordani

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), z. Besnik Tahiri, në kuadër të angazhimit që ka me Institutin Demokratik Amerikan (NDI), gjatë një vizite pune dy javore në Aman të Jordanisë, ka takuar ministrin e Komunave të Jordanisë, z. Walid Al-Masri, me të cilin ka biseduar lidhur me decentralizimin. Z. Tahiri ka theksuar se gjatë takimit me ministrin z. Al-Masri ka prezantuar gjetjet e studimit të tij për decentralizim, duke i ofruar sugjerime për zbatimin e politikave të sistemit të decentralizuar të miratuar me ligjet themelore të decentralizimit në Jordani.

Gjatë këtij takimi, z. Tahiri ka shtuar se është më se e nevojshme që të përpilohet një udhërrëfyes për zbatim efektiv të reformave në qeverisje lokale. Për më tepër, z. Tahiri ka uruar Ministrin Al-Masri për ri-zgjedhjen e tij dhe për miratimin e planit nacional për zbatim të decentralizimit.

Gjatë qëndrimit të tij dy-javor në Jordani, Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, z. Besnik Tahiri ka zhvilluar një seri të tjera takimesh në Amman të Jordanisë, duke përfshirë qeverinë, parlamentin dhe institute të ndryshme profesionale për të diskutuar rreth reformave që Jordania do ti zbatojë ne qeverisjen e tyre lokale.

Po ashtu, z. Tahiri u prit nga deputeti i Parlamentit të Jordanisë, z. Jamil Nimri; partneri i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, “Al-Hayat Center”; Guvernatori i rajonit të Irbidit dhe deputeti i Parlamentit të kësaj zone; dhe kryetarin e komunës së Hosun-it.

Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë për të kuptuar marrëdhëniet e tanishme mes nivelit qendror dhe lokal dhe nxjerrjen e rekomandimeve konkrete për të arritur marrëdhënie sa më pozitive ndër-institucionale.

Lini një Përgjigje