You are currently viewing Vizitë studimore në institucionet e Republikës së Shqipërisë

Vizitë studimore në institucionet e Republikës së Shqipërisë

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në kuadër të modulit të parë programit “Akademia për Qeverisje Lokale – LGA” organizoi vizitën studimore në Agjencinë për Mbështetje të Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) në Republikën e Shqipërisë

Gjatë kësaj vizite një delegacion i udhëhequr nga drejtori i Institutit KLGI z. Valmir Gashi me pjesëmarrje nga komunat e Kosovës dhe aktivistë të shoqërisë civile u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme z. Enea Hoti dhe Drejtori i Agjencisë për Mbështetje të Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) në Republikën e Shqipërisë z. Arben Skenderaj.

Qëllimi i kësaj vizite ishte që të shohim praktikat e mira dhe të arriturat e Shqipërisë në procesin e reformimit dhe avancimit të qeverisjes lokale. Republika e Shqipërisë është kthyer në një model të mirë të avancimit të shërbimeve efikase për qytetarët.

Në fokus të kësaj, Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, Valmir Gashi, duke falënderuar për mikpritje, vlerësoi rëndësinë e ndarjes së eksperiencave dhe praktikave të avancuara në fushën e qeverisjes lokale. Kjo, sipas tij, në funksion të ofrimit të shërbimeve efikase dhe efiçiente në komunikim të vazhdueshëm dhe transparent me qytetarët.

Instituti KLGI u është përkushtuar analizave dhe studimeve që i kontribuojnë praktikave efektive të qeverisjes lokale në Kosovë. Po ashtu, nëpërmjet programeve edukative punon në ngritjen e kapaciteteve të komunave të vendit.

Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Norwegian Embassy in Prishtina

Lini një Përgjigje