You are currently viewing Vlerësimi i performancës qon në vendim-marrje të informuar

Vlerësimi i performancës qon në vendim-marrje të informuar

Në sesionin e parë u realizua takimi i përbashkët me përfaqësuesit e Komunën e Strugës, ku pjesëmarrësit patën rastin të njihen me funksionimin e ndërmarrjeve publike, kompetencat e tyre, raportin që kanë me qeverinë qendrore dhe lokale, si dhe angazhimet në procesin e thithjes së investimeve nga fondet zhvillimore.

Delegacioni u prit nga znj. Ardita Iljazi, bashkëpunëtore e Njësisë së Fondacioneve të Jashtme dhe z. Adnan Bajrami, përfaqësues nga ndërmarrja e ujësjellësit. Znj. Iljazi dhe z. Bajrami ofruan një pasqyrë të funksionimit të komunës me ardhjen e kryetarit të ri dhe mekanizmave për rritjen e cilësisë së shërbimeve.

Në këtë kontekst u pohua se përkundër progresit që është arritur, Komuna e Strugës po përballet me probleme në aspektin financiar, mungesën e investimeve dhe pengesave nga niveli qendror. Vizita ishte edhe mundësi e mirë që në aspektin krahasues të gjinden ngjashmëritë, dallimet dhe praktikat e mira mes kësaj komune dhe komunave në Kosovë.

Në përmbyllje të vizitës, z. Besnik Muçaj, Menaxher i Programeve në Institutin KLGI, e vlerësoi kontributin dhe gatishmërinë e komunës se Strugës për bashkëpunim, ku ishte dakordim i përbashkët që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tutje në funksion të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave.

Në sesionin e dytë trajnues u mbajt ligjërata për matjen e performancës në nivelin komunal nga ligjëruesi z. Avni Sahiti, Drejtor i Departamentit për Transparencë dhe Performancë Komunale në MAPL. Në kontekstin e performancës së komunave, z. Sahiti paraqiti pjesën e kontekstit historik, metodologjinë që është përdorur në komuna si dhe sfidat në ngritjen e kapaciteteve në nivelin qendror dhe lokal.

Z. Sahiti prezantoi edhe rëndësinë e raportit të performancës në përmirësimin e proceseve dhe shërbimeve komuale, me ç’rast foli për angazhimet në procesin e ri-shikimit të sistemit të performancës komunale. Konkludim në këtë sesion trajnues ishte se qëllimi i sistemit të menaxhimit të performancës është të sigurojë ofrim sa më cilësor të shërbimeve, ofrim të informata të vlefshme dhe monitorim në ofrimin e shërbimeve.

Ngjarja u përcoll me debat interaktiv mes pjesëmarrësve dhe punë në grupe udhëhequr nga z. Fatmir Haxholli, Ekspert i Integrimeve Evropiane, ku si rezultat dolen konkluzione dhe rekomandime.

Moduli organizohet nga Instituti KLGI në kuadrin e programit “Një përpjekje drejt një qeverisje të qëndrueshme dhe funksionale”.

Lini një Përgjigje