You are currently viewing Kosova dhe Shqipëria kanë shumë përvoja që mund të shkëmbejnë në fokus të forcimit të nivelit lokal (vendor)

Kosova dhe Shqipëria kanë shumë përvoja që mund të shkëmbejnë në fokus të forcimit të nivelit lokal (vendor)

Me ftesë të drejtorit të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore z. Bekim Murati, në kuadrin e mbështetjes për përmirësimin e politikave të financimit të nivelit lokal, Drejtori i Departamentit të Buxhetit në Ministrinë e Financave z. Salvador Elmazi dhe Drejtori i Institutit KLGI z. Besnik Muçaj morën pjesë në takimin e Këshillit Konsultativ në mes qeverisë dhe nivelit lokal (vendor).

Në këtë ngjarje, prezantuan Ministri i Financave të Republikës së Shqipërisë z. Arben Ahmetaj, Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme znj. Romina Kuko dhe kryetarë bashkish nga Republika e Shqipërisë. Në këtë ngjarje fjalë përshëndetëse pati Drejtori i Departamentit të Buxhetit në Ministrinë e Financave z. Salvador Elmazi, ku e vlerësoi rëndësinë e veçantë të takimit pasur parasysh se në fokus kishte trajtimin e tre projektligjeve që prekin financat lokale “Për Buxhetin Vendor 2019”, “Për sistemin e Taksave Vendore” si dhe “Për përmirësimin e Zonave të Biznesit”.

Ndërkohë Zëvendësministrja Kuko, vlerësoi lartë angazhimin e institucioneve të Kosovës në reformat e ndërmarra dhe poashtu kontributin e institutit KLGI për rolin profesional që ka në rritjen e komunikimit dhe ndër-veprimit në mes dyja vendeve. Këtu u theksua edhe për nevojën e thellimit të komunikimit dhe shkëmbimit të përvojave në interes të përmirësimit të politikave dhe legjislacionit që prekim financimin e pushtetit lokal (vendor).

Ky takim ishte një mundësi e mirë, për të avancuar agjendën e përbashkët në interes të reformave dhe forcimit të bashkëpunimit në të gjitha nivelet në rrugëtimin e vendeve përkatëse dhe gjithë rajonit drejt proceseve integruese.

Lini një Përgjigje