Në kuadër të projektit “Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP)”, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI)
, mbajti një punëtori me kryetarët dhe përfaqësuesit e Këshillave Lokalë të Komunës së Ferizajt. ![]()
Punëtoria kishte për qëllim nxitjen dhe angazhimin aktiv të Këshillave Lokalë, dhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbështetjes për gratë
, të rinjtë ![]()
dhe komunitetet pakicë
në trajtimin e çështjeve që lidhen me të drejtat pronësore
dhe zbatimin efektiv të ligjit
.
Përfaqësuesit e Këshillave Lokalë theksuan se puna me komunitetet lokale është tejet e rëndësishme për adresimin e diskriminimit
dhe barrierave që këto grupe hasin në procesin e regjistrimit të pronës. ![]()
Projekti zbatohet nga ATRC dhe KLGI, dhe financohet nga Banka Botërore dhe Fondi për Paqe dhe Shtetndërtim.
Bëje Tënden
Regjistroje Pronën!
