You are currently viewing Tahiri, këshillat lokal mekanizma kyç në ndërtimin e rrjeteve dhe koalicioneve me qytetarët

Tahiri, këshillat lokal mekanizma kyç në ndërtimin e rrjeteve dhe koalicioneve me qytetarët

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Besnik Tahiri, Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, prezantoi në konferencën me titull: “Themelimi, funksionimi, përgjegjësit dhe ndryshimi i rregullores për këshillat lokale në Gjakovë”. Kjo ngjarje u organizua nga Shoqata e Gruas në Gjakovë, me përkrahjen e Olof Palme International Center.

Z. Tahiri, gjatë prezantimit theksoi se këshillat lokal duhet të jenë mekanizma kyç për ndërtimin e rrjeteve dhe kualicioneve me qytetarët në procesin e vendim-marrjes. Ai po ashtu prezantoi korrnizën e organizimit, qëllimin, funksionimin aktual, ndërtimin e raporteve bashkëpunuese me mekanizmat tjerë lokal, fuqizimin e tyre në ofrimin e shërbimeve dhe mbikqyrje, procesin e decentralizimit efikas dhe paraqiti argumentet për fuqizmin e këshillave lokal.

Ndërkaq temat tjera që u trajtun në panel ishin: Roli i Komunës në raport me Këshillat Lokal; Detyrimet e Komunës në përfshirjen më të gjerë të qytetarëve në politikat publike; Mekanizmat koordinues mes Komunës dhe Këshillave Lokal si dhe Sfidat e themelimit të Këshillave Lokal.

Pjesmarrës në konferencë ishin edhe përfaqësues nga Komuna e Gjakovës, Kuvendi Komunal në Gjakovë, Kryetarët e Partive Politike në Gjakovë, Kryesia e Këshillave Lokale të Komunës së Gjakovës, Shoqëria civile dhe mediet.

Pas diskutimeve në panel u nxorrën rekomandimet dhe përfundimet nga konferenca.

Lini një Përgjigje