Tahiri prezantoi analizën e KLGI-së për nivelin e decentralizimit në Ballkanin Perëndimor

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, në Paris, z. Tahiri prezantoi analizën e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale për nivelin e decentralizimit në vendet e Ballkanit Perindimor, në veçanti elemente nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Gjatë prezantimit, ai theksovi se nuk ka mundësi të ketë decentralizim të suksesshëm pa nivel qendror të fortë të qeverisë mbi parime të qeverisjes së mirë. Në të njëjtën kohë, ai shtoi se në shtetet e Ballkanit Perëndimor retorika e decentralizimit është shumë më e fortë se sa veprimet në terren.

Gjithashtu, z. Tahiri tha se Ballkani duhet të kalojë nga decentralizimi politik në decentralizim funksional. Është domosdoshmëri që në gjithë rajonin të ndodh një ri-shikim funksional i decentralizimit, i cili do të kryhej sistematikisht, sektor për sektor, dhe fushë funksionale për fushë funksionale.

Në të kundërtën, entitetet e qeverisë komunale dhe ato nacionale do të vazhdojnë të operojnë me shërbime të dobësuar dhe duke ulur nivelin e transparencës dhe llogaridhënie nga të dy nivelet e qeverisjes.

Derisa, duke folur për Kosovën, z. Tahiri prezantoi tri praktika të mira:

1.      Bashkëpunimi ndërkomunal si mundësi e mirë për zhvillim lokal;
2.       Dokumenti ‘Udhërrëfyesi për qeverisje lokale efektive
3.       Pakti territorial i punësimit i implementuar nga zyra e UNDP-së në Kosovë.

Konferenca e organizuar Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, ALDA dhe UNDP mblodhi për dy ditë më shumë se 70 pjesëmarrës nga Europa dhe vende tjera që janë pjesë e këtij rrjeti.

Lini një Përgjigje