You are currently viewing AKK me mandat dhe rol të rëndësishëm në fuqizimin e komunave

AKK me mandat dhe rol të rëndësishëm në fuqizimin e komunave

Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, z. Besnik Tahiri, dhe Menaxheri i Programeve, z. Besnik Muçaj, vizituan Komunën e Shtimes, ku u pritën nga kryetari z. Naim Ismajli, njëherësh kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) dhe Drejtori i Administratës së kësaj komune, z. Ekrem Reçica.

Në takim u diskutua në aspekt të përgjithshëm për angazhimet e kësaj komune, për më tepër fokus ishin çështjet me rëndësi që prekin funksionalitetin e komunave, e me theks ato që ndërlidhen me financimin e qëndrueshëm.

Z. Tahiri njoftoi kryetarin Ismajli lidhur me angazhimin e Institutin KLGI në përkrahjen e procesit të draftimit të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, duke theksuar se Instituti KLGI e vlerëson aspekt kyç konsultimin e vazhdueshëm me AKK në këtë proces duke pasur këtu parasysh edhe mandatin që ka ky institucion në përfaqësimin e komunave.

Kryetari Ismajli pasqyroi qëndrimin e AKK në këtë proces duke theksuar se jo gjithnjë proceset e konsultimit kanë qenë pro-aktive dhe kohezive. Përtej kësaj theksoi se AKK do të vazhdojë të adresojë, përfaqësojë dhe avokojë për interesat e komunave.

Z. Tahiri theksoi se ai dhe Instituti KLGI do të mbesin të përkushtuar që brenda mandatit të përkrahjes në proces, me theks të gjithëpërfshirës në konsultime, rol kyç do të ketë AKK, duke theksuar se në secilin hap do të informojmë dhe do të kërkojmë mbështetjen në AKK. Kjo në veçanti në çështjet që presin të adresohen bashkarisht duke gjetur shtigje për të avancuar këtë proces.

Lini një Përgjigje