You are currently viewing Instituti KLGI nis fazën e re të planifikimit strategjik të programeve

Instituti KLGI nis fazën e re të planifikimit strategjik të programeve

Përmes një diskutimi të fokusuar, ekipi i Institutit KLGI diskutoi rreth fazave të planifikuara të projekteve që implementon, raporteve të monitorimit dhe raporteve të pasqyrave financiare. U konstatua se Instituti KLGI ka avancuar modelin e qeverisjes së brendshme dhe menaxhimit financiar duke synuar edhe më tej arritjen e progresit në këto fusha.

U bë edhe një analizë e programeve dhe projekteve duke përcjellë ciklin e menaxhimit të tyre. Përtej kësaj u vlerësua se KLGI jo vetëm se ka rritur rezultatet dhe impaktin përmes programeve, por ka rritur edhe partneritetin dhe ka marrë përgjegjësi të reja në mbështetje të akterëve në fushën e veprimit.

U diskutua edhe për inicimin e fazës së re të ri-shikimit dhe planifikimit strategjik bazuar në Strategjinë e Punës 2018-2021. Ndër synimet kryesore për fazën e re mbeten mbështetja e komunave në demokratizim dhe dialog ndër-institucional, mbështetja e agjendës institucionale të reformave dhe asaj të Integrimit Europian në rrafshin e qeverisjes lokale dhe ofrimi i platformave dhe trajnimeve të avancuara edukative në ngritjen e kapaciteteve. Fokus shtesë do të vihet edhe mbi përfshirjen e të rinjve, grave dhe grupeve të margjinalizuara në hartimin e politikave të qëndrueshme lokale.

Krejt në fund, duke vlerësuar mbështetjen dhe kontributin e akterëve, KLGI do të sigurohet në avancimin e vazhdueshëm të komunikimit dhe llogaridhënies karshi donatorëve dhe përfituesëve.

Lini një Përgjigje