You are currently viewing Analiza “Shërbimet Sociale në Komuna – Trendët e financimit 2010 – 2023”

Analiza “Shërbimet Sociale në Komuna – Trendët e financimit 2010 – 2023”

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale – KLGI ka nxjerrë analizën “Shërbimet Sociale në Komuna – Trendët e financimit 2010 – 2023”. Në këtë analizë janë identifikuar sfidat në financimin e shërbimeve sociale në nivel lokal në vitet 2010, 2013 dhe 2023.

Raporti ka identifikuar nevojën e rritjes së fokusit të komunave në financimin e shërbimeve sociale. Njëkohësisht, plotësimin e kapaciteteve menaxhuese dhe profesionale në ofrimin e shërbimeve sociale.

Po ashtu, raporti vë në pah se nga të hyrat vetanke, ka pasur rritje të vogël, edhe kjo kryesisht vërehet në disa komuna, në veçanti te komunat e mëdha që kanë kapacitete më të larta në mbledhjen e të hyrave vetanake.

Më gjerësisht për financimin e shërbimeve sociale në nivel lokal të dhënat më të detajuara mund t’i gjeni duke klikuar KËTU

Analiza u realizua në kuadrin e programit “Dialogu për Komunat Evropiane (DEM)”, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje