Besnik Tahiri ‘decentralizon’ Jordaninë

Drejtori i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, vazhdon të jep kontributin e tij profesional në sferën e vetëqeverisjes lokale, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe jashtë saj.

Tahiri, i cili prej tri javësh ndodhet në Jordani, ka marrë pjesë në aktivitetet që kanë përfunduar me konkretizimin e kontributeve profesionale të tij, që janë reflektuar në Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU), mes Qeverisë Jordaneze/Ministrisë të Çështjeve të Komunave dhe Institutit Demokratik Amerikan (NDI) për të cilin punon.

“Ndjehem shumë mirë që pas një pune dhe angazhimi hulumtues në teren shumica e gjetjeve dhe rekomandimeve në koncept dokumentin që i kisha prezantuar Qeverisë Jordaneze dhe NDI, u bënë pjesë integrale e këtij MoU”. theksoi Tahiri

“Kjo me bënë nderë dhe me jap kurajo për të ndjekur vendosmërisht rrugën dhe angazhimin tim në sferën e zhvillimit të qeverisjes lokale dhe sistemit të decentralizuar të menaxhimit publik”,

Gjithashtu, gjatë kësaj jave, Tahiri në Parlamentin e Jordanisë ka prezantuar përvojën e tij në vetëqeverisje lokale në tri sesione të ndara përpara tri grupeve më të mëdha parlamentare: Bllokut Islamik të Qendrës, Bllokut Mubadarah dhe Unionit Kombëtar të Jordanisë.

“Në takimet më këto tri grupe parlamentare që kanë mbi 50 deputetë, prezantova konceptet dhe qasjen ndaj sistemit të decentralizuar të qeverisjes. Në këto takime u ballafaqova me shumë pyetje dhe njëherësh vërejta se energjia institucionale e këtij vendi është e fokusuar të bëjë reformat të cilat i shërbejnë vendit, por gjithashtu më ra në sy është hezitimi dhe droja e deputetëve ndaj decentralizimit”, tha Tahiri

Lini një Përgjigje