You are currently viewing Diskutim për bashkëpunim ndërkomunal në regjionin e Gjilanit

Diskutim për bashkëpunim ndërkomunal në regjionin e Gjilanit

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) dhe OSBE në mbështetje të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAP) vazhdoi me trajnimin e radhës në regjionin e Gjilanit lidhur me temën “Iniciativat për Bashkëpunim Ndërkomunal”.

Trajnimi ka për qëllim që t’iu ndihmojë komunave në implentimin e iniciativave dhe procedurave për bashkëpunim ndërkomunal. Gjithashtu, pjesëmarrësit kishin mundësinë që në grupe punuse të stimulonin një proces të bashkëpunimit ndërkomunal.

Bashkëpunimi ndërkomunal u hap rrugë komunave në realizimin e qëllimeve dhe interesave të përbashkëta në funksion të zhvillimit ekonomik dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore ndaj qytetarëve.

Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit ‘Dialogu për Komunat Evropiane’ (DEM), i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje