Besnik Tahiri: Klientelizmi po rrezikon ndërtimin e qeverisjes së mirë në Komunë

Prishtinë, 6 shkurt 2014

(Pjesë nga fjala në konferencën e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale rreth studimit të publikuar)

Sot, Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale në bashkëpunim me Ambasaden Norvegjeze dhe Fondacionin Friedrich Ebert mbajtën konferncën e publikimit të studimit me titull: “Klientelizmi dimension alternativ për qeverisje në komunë”. Ky studim është punuar nga z. David Jackson si pjesë e hulumtimit të tij në temën rreth klientelizmit në vazhdën e publikimeve që Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale nxjerrë dhe si qëllim kanë fuqizimin e demokracisë dhe qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës.

Besnik Tahiri, drejtor i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, në fjalën e tij theksoj: Ky publikim është bërë në periudhën kohore 2012-2013, dhe si i tillë përbën një kontribut të çmuar në debatin që ndërlidhet me qeverisjen e mirë dhe krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të pushtetit lokal në Republikën e Kosovës. Hulumtimi dhe publikimi në këtë temë është i pari i këtij lloji në vend, andaj ne si Institut Kosovar për Qeverisje Lokale shpresojmë se me ketë publikim nxisim hulumtime tjera në lidhje me klientelizmin në Kosovë.

Si fenomen klientelizmi është duke rrezikuar funksionimin demokratik të instucioneve të Kosovës në përgjithësi, por duke qenë se kontakti i parë i qytetarit me institucione është komuna, në nivelin komunal si i tillë është duke ngulfatur demokracinë e drejtpërdrejtë lokale;

Klientelizimi rrezikon të kthehet në kulturë të përhapur dhe pranuar në qeverisje, dhe veçmas qeverisje lokale, duke e fuqizuar kështu një rreth të ngushtë të elitës politike lokale e cila në vend se të qeverisë për të mirën e përgjithshme dhe për interesat publike, vendoset në funksion të agjendave parciale e personale;

Në kombinim me fenomene tjera negative si nepotizmi e korrupsioni, klientelizimi e bënë funksionimin e sistemit demokratik të brishtë dhe shpesh jo funksional – duke i bërë përfaqësuesit politik të shoqërisë dhe zbatuesit e ligjit sfiduesit kryesor të  zbatimit të ligjshmërisë, dhe siç jemi mësuar që shpesh problemet të paraqesin frymën, qëllimet apo përmbajtjen e ligjeve dhe politikave të ndërtuara në baza klienteliste.

Nga disa sistemi i fortë decentralizuar i pushtetit lokal konsiderohet si mjet për stabilitetin politik duke sjellë vendimmarrjen sa më afër qytetarëve, por ka edhe të tjerë që e konsiderojnë si një mundësi për keqpërdorim të pushtetit, nepotizëm, si dhe krijimin dhe nxitjen e klientelizmit. Publikimi shpjegon këtë ndërlidhje duke e ilustruar më shembuj konkret.Pra klientelizmi është duke e dëmtuar të ardhmen evropiane të Kosovës, ku shoqëria do të duhej të ndërtohet mbi bazë të vlerave dhe konkurrencës së mirëfilltë, dhe jo mbi bazën e njohjeve dhe interesave të ngushta.

Ambasadori Norvegjez z.Jan Braathu,  i pranishëm në konferencë në fjalën e tij vuri theksin në disa pika kyqe që ndërlidhen me dobësimin e shtetit dhe nënvlerësimin e besimit dhe përkrahjes që qytetarët ndërtojnë ndaj shtetit si pasojë e vetive klienteliste të cilat sipas tij sjellin “vdekjen e shoqërisë, nëpërmjet njëmijë ataqeve” kështu që ai ngriti pyetjen: çfarë shoqërie dhe qfarë shteti Kosovarët duan?,  pytje të cilen e la të përgjigjen vetë Kosovarët, duke shtur se marrëdhëniet klienteliste janë rrugë e sigurt drejt anarkisë.

Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Prishtinës z.Shpend Ahemti, theksoi se ekzistojnë incentiva të disa qarqeve që kanë ndërtuar marrdhënie klenteliste që sipas tij krijojnë dëme afat-gjate në krijimin e një qeverisje demokratike.  Ai shtoj se janë tri elemente që shaktojnë anomali të shuma e që si rrjedhojë i ndihmojnë klientelizmit: projektet infrastrukturore, asistenca sociale dhe punësimi. Të tri këto elemente e vejnë qytetarin në një pozitë të pa barabartë në relacion me klientelat e krijuara deri më tani. Ai shtoj se janë dy veprime të shpejta të cilat rregullojn gjendjen momentale sa i përket klientelizmit si fenomen e ato janë: implemetimi i ligjeve në fuqi dhe transparenca.

Të pranishëm në konferencë ishin shumë kryetar komunash, përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, misione e organizata të ndryshme ndërkombëtare, shoqëria civile dhe akter tjerë të qeverisjes lokale.

Lini një Përgjigje