You are currently viewing Certifikohet grupi i dytë i të rinjve nga gjashtë komuna për programin Akademia e të Rinjve për Qeverisje Lokale

Certifikohet grupi i dytë i të rinjve nga gjashtë komuna për programin Akademia e të Rinjve për Qeverisje Lokale

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në partneritet me Friedrich Ebert Stiftung (FES) organizuan punëtorinë e radhës katër ditore me grupin e dytë për programin “Akademia e të Rinjve për Qeverisje Lokale” me temën “Analiza Politike dhe Komunikimi Publik”.

Programi kishte për qëllim të trajtojë çështjet kyçe të politikë-bërjes lokale, si udhëheqja, qeverisja e mirë, si dhe fushëveprimi dhe kompetencat e komunave.

Programi ishte i ndarë në dy module: sesioni i parë, ligjëratë mbi bazën e qeverisjes lokale; punëtori dhe punë grupe mbi dokumentet strategjike komunale; dhe ligjëratë dhe punë në grupe mbi të folurit publik. Sesioni i dytë, ligjëratë dhe punëtori mbi analizën politike dhe fushatën paraelektorale.
Pjesëmarrës ishin të rinjtë nga gjashtë komuna, ndërkaq në fund të programit, Instituti KLGI ndau certifikata për 18 pjesëmarrës.

Ky aktivitet u realizua në mbështetje të fondacionit Friedrich Ebert Stiftung (FES).

Lini një Përgjigje