You are currently viewing Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, Valmir Gashi, është pritur në takim nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI, Valmir Gashi, është pritur në takim nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Ky takim ishte në vazhdën e takimeve koordinuese të Institutit KLGI dhe Komunës së Prishtinës ku diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në vitet e ardhshme.

Drejtori i Institutit KLGI, shprehi gatishmërinë e mbështetjes për Komunën e Prishtinës në procesin e hartimit të politikave dhe dokumenteve strategjike, ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve komunalë dhe trajnime të veçanta për anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal.

Në anën tjetër, Kryetari i Kryeqytetit shprehi gatishmërinë për bashkëpunimin me Institutin KLGI dhe përfshirjen e shoqërisë civile në procesin e hartimit të politikave lokale. Ky bashkëpunim do të rrisë kualitetin e politikave lokale dhe gjithashtu rritjen e efektivitetit të shërbimeve karshi qytetarëve.

Lini një Përgjigje