You are currently viewing Drejtori i KLGI takoi Sekretarin Ekzekutiv të Asociacionit Ndërkombëtar të Shkollave dhe Instituteve të Administratës (IASIA)

Drejtori i KLGI takoi Sekretarin Ekzekutiv të Asociacionit Ndërkombëtar të Shkollave dhe Instituteve të Administratës (IASIA)

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, z. Besnik Tahiri, takoi Sekretarin Ekzekutiv të Asociacionit Ndërkombëtar të Shkollave dhe Instituteve të Administratës (IASIA) – subjekt i specializuar i Institutit Ndërkombëtar të Shkencave Administrative (IIAS) me zyre në Bruksel, z. Bardhyl Dobra, në hapësirat e Institutit KLGI.

Në këtë takim u diskutua për funksionimin e administratës publike në Kosovë, përpjekjet e qeverisë për një zhvillim më të qëndrueshëm dhe ngritje të kapaciteteve në nivelin lokal, po ashtu për programet edukative që ka instituti KLGI. Me këtë rast, Z. Dobra u informua për programet e avancuara të trajnimit për komunat që targetojnë zyrtarët e qeverisjes lokale, ministritë e linjës dhe akterët e shoqërisë civile e mediat.

Për më tepër, Z. Tahiri dhe Z. Dobra u pajtuan për një studim të përbashkët në fushën e administratës dhe zhvillimit të vendit dhe po ashtu për mundësi të bashkëpunimit në të ardhmen.   

Lini një Përgjigje