You are currently viewing Drejtori i KLGI, Valmir Gashi ka takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj

Drejtori i KLGI, Valmir Gashi ka takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Drejtori i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Valmir Gashi, ka takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, me të cilin kanë diskutuar për projektin e ri të përbashkët me Bashkinë e Tiranës.

Instituti KLGI së bashku me Bashkinë e Tiranës do të angazhohen në forcimin e konceptit evropian të qeverisjes së mirë, qytetarit aktiv dhe avancimin e ofrimit të shërbimeve në nivel lokal.

Instituti KLGI ka një histori të shkëlqyeshme të bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës. Andaj, Drejtori Gashi falënderoi kryebashkiakun Veliaj për bashkëpunimin dhe mbështetjen që ka ofruar për Institutin KLGI, e në veçanti për shkëmbimin e praktikave të mira me komunat e Kosovës.

Lini një Përgjigje