You are currently viewing Drejtori Tahiri takoi Drejtoreshën e Hulumtimeve, Aftësi Ripërtrirëse dhe Zhvillim i qëndrueshëm në Qendrën për Ngritjen e Fuqisë, Univerziteti i Cambridge

Drejtori Tahiri takoi Drejtoreshën e Hulumtimeve, Aftësi Ripërtrirëse dhe Zhvillim i qëndrueshëm në Qendrën për Ngritjen e Fuqisë, Univerziteti i Cambridge

Dr. Nazia Mintz-Habib është ftuar nga Auditori Gjeneral për të dhënjë një fjalim kryesor mbi rolin e organizatave të shoqërisëcivile në funksionet e auditimit. Ajo po qëndron në Kosovë. Si një nga organizatat e shoqërisë në Kosovë, Z. Tahiri ftoi Dr. Habib në zyrat e Institutit KLGI për të diskutuar më tutje rreth projekteve të ndryshme dhe rolit që ato kanë.

Në këtë takim, znj. Mintz-Habib u informua nga drejtori Tahiri rreth angazhimeve dhe punës së Institutit KLGI në fushën e qeverisjes lokale, me theks për programet që ofron në ngritjen e kapaciteteve dhe mbështetjen e fuqizimit të qëndrueshmërisë së komunave.

Znj. Mintz-Habib informoi z. Tahiri mbi programin e hulumtieve rreth aftësive ripërtrirëse dhe zhvillimit të qëndrueshëm, e po ashtu fushat për hulumtim në të ardhmen. Ky ishte më tepër takim njohës, ndërkaq u dakorduan që të thellohet komunikimi dhe të shihen mundësitë e bashkëpunimit në programet e avancuara.

Krejt në fund, z. Tahiri në shenjë respekti i dhuroi znj. Mintz-Habib simbolin e hyjneshës në fron.

Lini një Përgjigje