You are currently viewing Forcimi i kapaciteteve komunale për identifikimin dhe bashkë-krijimin e projekteve, kontribon në zhvillim ekonomik lokal

Forcimi i kapaciteteve komunale për identifikimin dhe bashkë-krijimin e projekteve, kontribon në zhvillim ekonomik lokal

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizoi punëtorinë me temën “Bashkëpunimi Ndër-komunal (BNK)”. Pjesëmarrës ishin zyrtarët për zhvillim ekonomik lokal.

Punëtoria kishte për qëllim që t’u ofrojnë përkrahje komunave në rritjen e njohurive dhe përvojave rreth bashkëpunimit ndër-komunal. Njëkohësisht, të arrijnë të shkëmbejnë praktika dhe të identifikojnë nisma të përbashkëta për BNK.

Një fokus i veçantë u vendos edhe në forcimin e kapaciteteve komunale për identifikim, analizë dhe bashkë-krijim të projekteve dhe programeve zhvillimore. Instituti KLGI, është duke ofruar përkrahje, nëpërmjet programit në ngritjes së kapaciteteve dhe shkëmbimit të përvojave rajonale.

Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit “Dialogu për Komunat Evropiane (DEM)”, i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.

Lini një Përgjigje