You are currently viewing Grupi i auditorëve socialë trajnohen për monitorim të projekteve në Komunën e Lipjanit

Grupi i auditorëve socialë trajnohen për monitorim të projekteve në Komunën e Lipjanit

Pas shumë diskutimesh e ideve, qytetarë të Komunës së Lipjanit nga profesione të ndryshme të grupit të auditimit social në nivel lokal, gjatë trajnimit diskutuan dhe u koordinuan për formën e monitorimit të projekteve gjatë realizimit nga autoritet lokale. Kjo, po mundësohet nga projekti i Auditimit Social në nivel lokal, që përfshin edhe në Komunën e Lipjanit dhe i cili ka për qëllim bashkëpunimin qytetarë-komunë, me synim që nga projektet e realizuara të përfitojnë të gjithë. Auditimi Social është një metodë që u ndihmon qytetarëve, shoqërisë civile e akterëve tjerë të përfshihen në qeverisjen lokale.

Projekti i Auditimit Social, që po zhvillohet nga Instituti KLGI, mbështet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Lini një Përgjigje