You are currently viewing Grupi i auditorëve socialë në Komunën e Obiliqit kanë mbajtur trajnimin fillestar për Auditimin Social të projekteve kapitale

Grupi i auditorëve socialë në Komunën e Obiliqit kanë mbajtur trajnimin fillestar për Auditimin Social të projekteve kapitale

Grupi i qytetarëve të profesioneve të ndryshme dhe anëtarë të Organizatave të Shoqërisë Civile në Komunën e Obiliqit, kanë diskutuar mbi konceptet e auditimit social në nivel lokal. Kjo është nismë e monitorimit të projekteve, e cila po mirëpritet dhe po shihet si mjet motivues për fuqizimin dhe rritjen e angazhimit të qytetarëve, përfshirjen në proceset e politik-bërjes, dhe kërkimin e përgjegjësisë së shtuar për institucionet e nivelit lokal.

Projekti për Auditimin Social, që po zhvillohet nga Instituti KLGI, mbështetet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Lini një Përgjigje