You are currently viewing 25 të rinj nga 6 komuna përfundojnë programin Akademia e të Rinjve për Qeverisje Lokale

25 të rinj nga 6 komuna përfundojnë programin Akademia e të Rinjve për Qeverisje Lokale

Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) në partneritet me Friedrich Ebert Stiftung (FES) organizuan punëtorinë e fundit dyditore të programit “Akademia e të Rinjve për Qeverisje Lokale” me temën “Analiza Politike dhe Komunikimi Publik”.

Programi u dedikohet liderëve të rinj në nivelin lokal, me synim avancimin e demokracisë lokale dhe njohjen me strukturën, proceset e mekanizmave komunalë. Qëllimi i programit është trajtimi çështjeve kyçe të politik-bërjes lokale, duke filluar nga udhëheqja, qeverisja e mirë, si dhe fushëveprimi dhe kompetencat e komunave.

Në këtë trajnim pjesëmarrës ishin të rinjtë nga komunat (Mitrovicë, Podujevë, Drenas, Lipjan, Kamenicë dhe Obiliq). Në fund të programit, Instituti KLGI ndau certifikata për 25 pjesëmarrës.

Ky aktivitet u realizua në mbështetje të fondacionit Friedrich Ebert Stiftung – FES.

Lini një Përgjigje