You are currently viewing Grupi i auditorëve socialë nis punën në Komunën e Rahovecit

Grupi i auditorëve socialë nis punën në Komunën e Rahovecit

Auditorët socialë, u trajnuan mbi parimet, qasjen dhe metodat e auditimit të projekteve. Në trajnim, ata u angazhuan për të hartëzuar procesin e auditimit të projekteve dhe ndanë rolet. Inkurajuese, është qasja pro-aktive e qytetarëve për të dhënë kontributin nga dimensione të ndryshme, si dhe sjellë përvojat e tyre.

Përmes Auditimit Social, komuniteti angazhohet direkt në ekzaminimin e projekteve komunale, duke i bërë ato më të shfrytëzueshme dhe më të qëndrueshme.

Auditimi Social, që po zhvillohet nga Instituti KLGI, mbështetet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Lini një Përgjigje