You are currently viewing Instituti KLGI dhe Instituti për Bashkitë e Shqipërisë me marrëveshje bashkëpunimi

Instituti KLGI dhe Instituti për Bashkitë e Shqipërisë me marrëveshje bashkëpunimi

Marrëveshja e bashkëpunimit ka për qëllim forcimin e pushtetit lokal (vendor) në Shqipëri dhe Kosovë, bazuar në parimet Evropiane të Pushtetit Lokal (vendor). Si dhe avancimin e përvojave në fushën e menaxhimit publik në pushtetin lokal (vendor).

Nëpërmes kësaj marrëveshje bashkëpunimi, KLGI dhe IAM do të angazhohen në: Koordinimin dhe përkrahjen e ndërsjellë për hartimin e politikave zhvillimore, përmes hartimit të dokumenteve dhe analizave në fushën e pushtetit lokal (vendor); Shkëmbimin e praktikave të mira në funksion të përafrimit të politikave të pushtetit lokal (vendor) të vendeve përkatëse me ato evropiane; Ofrimin e programeve të trajnimit dhe shërbimeve profesionale në fushën e qeverisjes lokale (vendore) dhe organizimin e tryezave/konferencave bilaterale dhe me vendet e rajonit; Koordinimin e veprimeve dhe aktiviteteve në raport me donatorët potencialë në Shqipëri dhe Kosovë.

Kjo marrëveshje është vazhdimësi e angazhimit tonë të përbashkët për avancimin e qeverisjes lokale në Kosovë dhe Shqipëri. Gjithashtu, do të shërbejë si mundësi e mirë për të shtrirë aktivitetet tona në të gjithë rajonin.

Lini një Përgjigje