Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), në bashkëpunim me Projektin për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave (DEMOS), organizoi konferencën me temën “Planifikimi Strategjik, Zhvillimi i Projekteve dhe Menaxhimi i Kontratave” ![]()
![]()
.
Gjatë konferencës u prezantua raporti i cili përmban një analizë të thelluar dhe gjithëpërfshirëse të proceseve të planifikimit strategjik
, zhvillimit të projekteve
dhe menaxhimit të kontratave
në komunat e Kosovës, duke theksuar gjithashtu ndërveprimin ndërinstitucional
dhe bashkëpunimin me akterët relevantë në këto fusha.
Konferenca shërbeu si një platformë për diskutim dhe shkëmbim mendimesh ![]()
, duke mundësuar që përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme të ndajnë perspektivat e tyre mbi përmirësimin e kapaciteteve administrative dhe avancimin e qeverisjes lokale, të orientuar drejt nevojave të qytetarëve ![]()
.
Në panelin e diskutimit morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal
dhe nga komuna të ndryshme, të cilët ndanë perspektivat e nivelit qendror dhe lokal lidhur me sfidat dhe mundësitë për përmirësim në këto fusha kyçe
.
Konferenca mblodhi përfaqësues nga niveli qendror, komunat, kompanitë rajonale dhe organizatat e shoqërisë civile
.
Linku i Raportit: http://bit.ly/4cA9ImJ
#QeverisjeLokale#PlanifikimStrategjik#MenaxhimKontratash#KLGI#DEMOS#BashkimiEvropian#Helvetas#decentralizimi
