You are currently viewing Instituti KLGI mbajti takim të fokusuar me përfaqësuesit Amerikan në Jordani

Instituti KLGI mbajti takim të fokusuar me përfaqësuesit Amerikan në Jordani

Në hapësirat e Institutit KLGI u mbajt një takim debatues i fokusuar, ku z. Besnik Tahiri, Drejtori Ekzekutiv i Institutit KLGI së bashku me ekipin pritën z. Sean J. Osner, Drejtor i Programeve të Demokratizimit, Qeverisjes dhe të Drejtave të Njeriut –USAID (Jordani), dhe z. Arianit Shehu, Drejtor i Institutit Demokratik Amerikan – NDI (Jordani).

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja dhe familjarizimi me programet e Institutit KLGI; praktikat e mira në fushën e reformave institucionale; angazhimin dhe përpjekjet institucionale në ofrim të shërbimeve cilësore; si dhe procesin e decentralizimit dhe funksionimit të qeverisjes lokale në Kosovë.

Diskutimi u fokusua për rolin dhe impaktin e programeve të Institutit KLGI në fushën e qeverisjes lokale dhe procesin e decentralizimit në Kosovë dhe Jordani. Po ashtu u theksua edhe roli kyç i organizatave ndërkombëtare me theks programeve politike dhe zhvillimore Amerikane si USAID dhe NDI në procesin e demokratizimit dhe reformave në vendet përkatëse.

Ajo që duhet theksuar është se mësimet e nxjerra nga konteksti i Kosovës do të shërbejnë për të ndihmuar institucionet e Jordanisë në aplikimin e modeleve më të mira nga Kosova. U diskutua edhe lidhur me përpjekjet për ndërtimin e kapaciteteve të zhvilluara nga institucionet e Kosovës, përkrahjen ndërkombëtare dhe rrugën e ndjekur të reformave për fuqizimin e ofrimit të shërbimeve nga të dyja nivelet (qendror dhe lokal).

Lini një Përgjigje