Hapja e Akademisë/Moduli i Parë I – Decentralizimi dhe Demokratizimi

Vendi: Hotel Harmonia, Republika e Shqipërisë
Data: 27 shkurt – 1 mars 2014

Ligjëruesit:

  • Besnik Tahiri, Magjistër i Shkencave të Qeverisjes së Decentralizuar dhe Zhvillimit Ndërkombëtar
  • Besnik Osmani, Magjistër i Shkencave – Universiteti Amerikan i Kosovës, Sekretar i Ministrisë së
  • Pushtetit lokal
  • Fatmir Haxholli, Magjistër i Studimeve Bashkëkohore Evropiane
  • Arian Galdini, Magjistër i Shkenca Politike dhe Politikave Publike

Vizita në Institucione:

  • Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
  • Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

 

Temat:

  • Decentralizimi në aspekti historik, akademik, studimor – Konteksti Ndërkombëtar i Qeverisjes Lokale dhe Zhvillimit të pushtetit Lokal
  • Konceptet Themelore të Decentralizimit: Devolimi, Dekoncentrimi dhe Decentralizimi Administrativ – Parimet e Rondinelit
  • Qeverisja Qendrore kundrejt Qeverisjes Lokale (raportet në mes nivelit qendror dhe lokal)
  • Demokratizimi në raport me Decentralizimin – Rasti i Kosovës
  • Teoria e Zgjedhjes Publike – Qeverisja , Institucionet dhe Demokracia
  • Shtet-ndërtimi në raport me Decentralizimin – Rasti i Republikës së Kosovës

Z. Besnik Tahiri, drejtor ekzekutiv i KLGI-së

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, z. Besnik Tahiri në hapjen e programit theksoj se janë 4 elemente kyçe në të cilat bazohet programi:

  • Të gjeturat nga hulumtime dhe puna periodike e KLGI-së;
  • Vlerësimi i nevojave për ngritje të kapaciteteve të komunave;
  • Përkrahja metodologjike dhe profesionale e Universitetit të Birminghamit;
  • Ekspozetë e  ligjëruesve ndërkombëtar, vendor dhe rajonal.

Kjo sipas z. Tahiri do të mundësoj ndërthurjen e  praktikave rajonale, teorive ndërkombëtare lidhur me pushtetin lokal dhe me zhvillimet aktuale,  përfshire edhe nevojat aktuale që ka Kosova.
Z. Tahiri duke elaboruar teoritë ‘Konceptet teorike të Decentralizmit theksoi se para se një shoqëri  të shtyj politikë e decentralizimit, duhet të kemi së paku tri parakushte për të:

I pari i referohet shkallës së lartë të kapacitetit qendror të shtetit, për shkak se zbatimi efektiv i decentralizimit kërkon koordinimin ndërmjet niveleve dhe kërkon më shumë rregullore për ta garantuar transparencën themelore, llogaridhënien dhe; një shtet i dobët nuk mund të zbatojë decentralizimin në mënyrë të suksesshme. Kërkesa e dytë është një shoqëri civile e zhvilluar mirë.

Kjo është e rëndësishme jo vetëm për aspektin pjesëmarrës, por edhe për shkak se do të mund të ofronte burime shtesë për informim dhe komente si  dhe kritika konstruktive për pushtetin lokal. I treti është një projekt politik në të cilin një forcë e organizuar politike përkrah decentralizimin dhe siguron zbatimin e tij. Po ashtu nuk duhet të harrojmë se qeverisja efektive  lokale varet nga burimet e ekzistuese, të cilat janë adekuate dhe të qëndrueshme . 
Besnik Osmani, Sekretar i Përgjithshëm i MAPL-së

Koncepti i organizimit të shtetit në raport me qeverisjen lokale ose anasjelltas. Realisht shekulli 20 ka njohur lokalizmin dhe globalizimin ky i fundit si mundi për zhvilliim, p.sh BE dhe institucione tjera ndërkombëtare. Njëkohësisht lokalizmi ka pasur nevojë për lëvizje të madhe politike dhe administrative që pushteti të mos shkoj lartë mbi shtetin por të lëviz poshtë drejt qytetarëve;

Kështu kemi konceptin subnacional, si p.sh te shtetet e mëdha kemi rajonet, krahinat … aty kemi fuqinë administrative, rrjedhimisht kemi trendin që politikat i janë lënë shtetit, ndërsa shërbimet rajoneve; Koncepti binar i ndërtimit të shtetit ka qenë të kemi shtet demokratik ndërsa funksionet bazike t’ju lihen institucioneve të vetëqeverisjes lokale; Këtu nëse shohim me pak fjalë kemi të bëjmë me bashkëngjitjen e Kosovës këtij trendi ose zhvillimi sheqëror, politik evropian… kjo në lidhje me orientimet, dhe jo domosdo ka të bëje kualitetin;

Në Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale kemi brumin se çka është vetëqeverisja lokale… kushtetuta jonë i ngërthen dy parimet baze, subsidiariteti dhe transparencë; Koncepti i decentralizimit manifestohet në dy forma: kemi sistem të decentralizuar por sa herë ka nevojë shteti e thotë fjalën e fundit dhe autonominë lokale që sa herë që ka nevojë komuna e thotë fjalën e fundit pra a kemi sistem të avancuar të decentralizuar apo autonomi lokale. Kemi një vijë të hollë ndarëse, pyetja është sa a  ka shteti gisht me vendosë gisht një çështje; P.sh mbyllja e shkollave ne Prishtinë në dëshirojmë të themi se kemi sistem të vetëqeverisjes dhe jo autonomi lokale por atëherë kur ne jemi në pozitë të kryetarit të komunës dhe na ndërhyn shteti, shtrohet pyetja a kemi sistem të vetëqeverisjes apo autonomisë lokale.

Legjislacioni ynë e ka zvogëluar ndërhyrjen e shtetit dhe e ka forcuar rolin e gjykatave në asnjë rast qeveria nuk mund të ndërhyjë me dhënë fjalën përfundimtare, por gjykata, po të kemi autonomi lokale sipas rregullave ndërkombëtare nuk do të ishte kështu, por kemi sistem të vetëqeverisje lokale shumë të avancuar. Në këtë kuptim, konkluzioni për këtë çështje është se kemi një sistem të avancuar të vetëqeverisjes lokale që përfundon pak para kalimit në autonomi lokale.

Kemi pas gjithçka nga ngapak, p.sh decentralizimi, kemi kompetenca autonome të komunave të cilat si takojnë më nivelit qendror, kemi pas edhe një dekoncentrim të pushtetit që nuk ka zbritë ne dorën e organeve lokale, ka zbritë më afër qytetarëve por prapë ka mbetur në dorën e qeverisë që të vendosë përfundimisht, pra kjo është formë e decentralizimit ku autoriteti i mbetet qeverisë ndërsa autoriteti funksional i mbetet komunës.  Kemi edhe privatizimin e ofrimit të shërbimeve, me kornizën tonë ligjore shërbimet publike që duhet ofruar qytetareve i janë lënë mundësitë të ofrohen përmes shërbimeve private.

Grumbullimi i mbeturinave është lënë si kompetencë e komunave, çka kemi në këtë rast, është fakti që shteti i beson një shërbim një operatori privat. Pra sa rritet sektori privat në një fushë të caktuar në kalojmë te një ofrim i shërbimeve, që në botën moderne ka kaluar në privatizim. Në vende moderne administrimin e bënë komuna, ndërsa ofrimin e shërbimeve e bëjnë kompanitë private. Vendoset një relacion mes administratës dhe ekonomisë.

Sa i përket organizimit territorial, historia njeh konceptin e shtet- qytet ose si njihen zona metropolitane, ato janë shtet qytete nëse analizohen kompetencat e tyre ne do të gjejmë shtet në shtet, vetëm çështjet e sovranitetit, por kur është në pyetje cilësia kanë lejuar shtet – qytetet dhe ato janë bërë promotor i zhvillimit ekonomik të shtetit të tyre nga vitet 1945-1990-ta. Mas të 90-tave njohim trendin kur këto shtet qytete janë bërë shumë të fuqishme sa kanë ardhur në pozitë me rreziku funksionet kryesore të shteteve, për rrjedhoje në mënyrë që të zbehet fuqia e këtyre shtet qyteteve janë paraparë nivelet me të ulta duke ruajtur trendin e zhvilluar por duke shpërbërë trendin e monopoleve. Ne kemi nevojë për lokomotiva të zhvillimit ekonomik.  A kemi nevoje që të kemi kompetenca një nivelore, pra si Gjilani si Ranillugu… Unë them jo.. të ikim nga koncepti  uniformuar.

Po kaq e rëndësishme është ndarja e balancuar e resurseve ekonomike, financiare, sot është lehtë me qenë kryetar komune sepse 80% nuk e grumbulloni por e merrni të gatshëm… puna më e rëndësishme është për ti mbledhur … fatkeqësisht ne kemi mbetur në nivel ku 15 % mblidhen në nivel lokal, 85% nga niveli qendror… pothuaj 45% e buxhetit të vendit është në dorën e kryetareve dhe 55% të qeverisë.

 Z. Besnik Tahiri, drejtor ekzekutiv i KLGI-së

Gjatë ligjërimit për vijuesit e programit “Akademia për Qeverisje Lokale” ai ngriti disa çështje që janë të rëndësishme e që kanë të bëjnë me shpjegimin e aspekteve të decentralizimit, primet e qeverisjes së mirë, marrëdhëniet në mes nivelit qendror – lokal, marrëdhëniet fiskale ndër-qeveritare, qartësimin e kompetencave e mbi të gjitha ndërtimin e komunikimit të vazhdueshëm në mënyrë që të zvogëlohen mosmarrëveshjet në mes të dy niveleve.

Në hyrje ai theksoj se: ‘E mira publike nacionale shërbehet më së miri, atëherë kur e mira publike lokale përfaqësohet më së miri’; Synimi i kushtetutës është ti ofroj kompetenca sipas interesave lokale për ti krijuar sferën e ndarjes së pushteteve; Megjithatë padyshim që interesat lokal dhe interesi nacional do të  përputhën ose ndonjëherë  edhe do të jenë në kundërshtim.

Marrëdhëniet fiskale ndërqeveritare

Bilanci fiskal ndërmjet funksioneve dhe burimeve në çdo nivel; Caktimi i burimeve të të ardhurave; Shpërndarja e të ardhurave; Grantet: bllok dhe specifike ; Qasja në kredi financiare. Kontrolla fiskale: Sigurimi i qëndrueshmërisë fiskale; Resurset e përdorura në mënyrë efektive dhe efikase.

Marrëdhëniet qendrore – lokale
, Përfshijnë marrëdhëniet shtetërore – lokale në sistemin qendror; Marrëdhëniet formale: Baza ligjore për QQ/QL; Caktimi i të ardhurave & transferet ndërqeveritare; Rregulloret qendrore dhe kontrollet. Marrëdhëniet joformale: politike; profesionale; Shoqatat e QL-së; mediat, shoqëria civile.

Qartësimi i kompetencave

Përkufizimi i autorizimeve të përgjithshme të komunave mbi çështjet që nuk janë rregulluar dhe përkufizuar për organet tjera qeveritare; Komunat duhet të shtyjnë rishikimin strategjik të ligjeve për financat ndër-qeveritare, resurset natyrore dhe ndërmarrjet publike dhe çështjet për mbrojtjen e mjedisit për të siguruar qartësimin/ndryshimin e kompetencave komunale, sipas nevojës;
Niveli qendror duhet të angazhohet në përgatitjen e udhëzimeve administrative me qëllim të plotësimit të ligjeve, këto duhet të kryhen në bashkëpunim me udhëheqësit komunal për të inkorporuar parimet komunale në zhvillim, për t’ju shmangur sfidave që funksionaliteti i udhëzimeve administrative të përfytyrohet dobët dhe pa udhëzime të qarta ligjore nga qeveria qendrore.

Ndërtimi i mekanizmave që zvogëlojnë mosmarrëveshjet

Zhvillimi i mekanizmave koordinues në mes të MAPL-së dhe ministrive përkatëse për hartimin e kornizës ligjore për të shmangur dyfishimin dhe kundërshtimin me ligjet sektoriale;
Rishikimi i opsioneve strategjike për zgjidhje të mosmarrëveshjeve, veçanërisht mundësinë e MAPL-së për të marrë funksionin primar të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në mes të komunave dhe ministrive përkatëse; Rregullimi i përcjelljes dhe raportimit nga MAPL për zbatimin e rekomandimeve të dhënave komunave;

MAPL-së duhet të rrisë për monitorim dhe vlerësim të komunave në raport me zbatueshmërinë e ligjit dhe akteve tjera që rregullojnë ose prekin pushtetin lokal.Ai theksoj se ballafaqimi i parë i qytetarit me shtetin dhe shërbimet e tij është komuna, kur komunat kanë rezultate, shteti ka sukses.

Vizitë Institucioneve qendrore në Republikën e Shqipërisë

Z. Besnik Tahiri, drejtor ekzekutiv i KLGI-së

Në hapje të takimit drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, z. Besnik Tahiri, njoftoj kryeparlamentarin Meta lidhur me programin, delegacionin dhe qëllimin e vizitës duke theksuar:
Qëllimet e AQL-së përqendrohen në përkrahjen e qeverisjes dhe demokratizimit lokal në Kosovë. Më konkretisht, në këtë program trajtohen temat që ndërlidhen me relacionet ndërmjet nivelit qendror (qeverisë) dhe atij lokal (komunës), korniza ligjore që rregullon funksionimin e qeverisë qendrore dhe atë lokale. Mbi të gjitha, trajtohen çështjet dhe politikat programore që stimulojnë zhvillimin e pushtetit lokal dhe decentralizimin në vend.

Në kuadër të programit janë 40 anëtarë, kryetarë dhe nënkryetarë komunash, kryetarë të kuvendeve komunale, kurse pjesëmarrësit tjerë janë nga niveli i drejtorëve dhe shefa të grupeve parlamentare. Pjesëmarrësit vijnë nga 6 komuna, grupi i zyrtarëve vjen nga kombësi, parti dhe rajone të ndryshme.
Në këtë aspekt, IKLQ, së bashku me zyrtarë të lartë pjesëmarrës në Akademinë për Qeverisje Lokale, dëshiron të njihet më për së afërmi me sukseset dhe sfidat që i keni ju si institucione. Mbi të gjitha, dëshirojmë që të njihemi me punën dhe angazhimin tuaj, më saktësisht të nihemi me relacionet në mes kuvendit dhe pushtetit lokal (vendor).

Z. Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Nuk jam personi më i përshtatshëm për t’iu dhënë njohuri  në qeverisjen vendore, ngase nuk kam qenë asnjëherë në rolin e qeverisjes vendore(lokale).

Mund t’ju informoj se në Republikën e Shqipërisë aktualisht jemi të përfshirë në një reformë administrativo-territoriale, kjo vjen ngase Shqipëria ka një fragmentim  të njësive vendore.Ne kemi shumë Komuna, shumë Qarqe e Bashki që i ndihmojnë këtij fragmentarizimi, shumica e njësive vendore nuk prodhojnë më shumë se 1-3 % të buxhetit vetanak e që duhet të mbulohet nga pushteti qendror.

Fragemtarizimi gjithashtu pengon investimet, ngase për të bërë një investim duhet marrë lejen te Komuna, Bashkia e në fund tek Qarku. Shumë prej njësive vendore nuk arrijnë të kenë kapacitete dhe kuadro në çështjet e caktuara, andaj ne nuk jemi rasti më i mirë për të mësuar rreth qeverisjes lokale, por ne duhet mësuar nga ju.Ne kemi problem me standardet dhe shërbimet, probleme në zhvillim të komunave që shumë prej tyre përcillen tek qeveria qendrore.

Ne nuk kemi nevojë për gjithë këta punonjës në adminstaratat vendore ngase ngarkohet tej mase
buxheti, për këtë arsye ne duhet të bëjmë reformë që të rrisim efikasitet e komunave duke ulur shpenzimet dhe rritur cilësinë e shërbimeve, reforma gjithashtu do të ndihmoj të ngitet raporti i debatit të qëndrueshëm në mes njësive vendore dhe pushtetit qendror, qeverisë dhe kuvendit.

Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Fillimisht ministri Veliaj njoftoj me rolin e ministrisë qe ai drejton duke theksuar se ky dikaster menaxhon me 27% të buxhetit , duke qenë shtëpi e 2/3 të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, pastaj ai theksoj se ministria që ai drejton përfshinë rrjetin e mirëqenies, shërbimet sociale dhe ato të asistencës, komitetit e religjioneve, agjensionin e mbrojtjes së fëmijëve, zyrat e punës, çështjet rinore dhe shumë fusha tjera që ndërlidhen me mirëqenien dhe rininë.

Kemi ulur për 30% stafin si dhe kemi vendosur praktika të reja për ndarjen e granteve-ndihmave sociale duke i vendosur si menaxhere gratë(kryefamiljaret), këto praktika bazohen në atë se gratë janë menaxhere më të mira në raport me kërkesat dhe nevojat familjare.
Politikat nuk janë ato që ndjekim çdo ditë në lajme, “policy” ka të bëjë me muskulin e shtetit për të rregulluar jetën e qytetarëve.

Punësimi – Ne jemi duke u angazhuar në fuqizimin agjensisë së gjenerimit të punës, por kemi një hendek në mes  të kualifikuarve të tregut të punës  dhe kapaciteteve absorbuese.

Jemi duke punuar në avancimin e shkollave profesionale që njëkohësisht po ndihmojnë në rritjen e perceptimit dhe vlerësimit për secilën punë duke mos mbetur në margjinat e kuptimit të punëve të rënda si punë të “pista”, shumë prej atyre që punojnë në punë profesionale e trajtojnë këtë si “punë të pista, e lek të pastra”, gjithashtu duhet bërë shkëputja nga punësimi i militiatëve për të kaluar në atë të profesionistëve.

Po avancojmë qasjen në zyrat e punës me konceptin “5 minutë për të marrë përgjigje”, kjo për më tepër është investim në atë që quhet “institucioni i begenisjes” ngase për shumicën prej nesh ky është institucioni numër një, nëse një qytetari nuk mund ti ofrojmë punë, atëherë së paku të marrë një fjalë të mirë, misioni jonë është ndërmjetësimi i tregut ngase 80% i të papunënve në Shqipëri janë të kthyer nga emigracioni, që secili prej tyre njeh së paku një zanat.

Porosia ime është që të keni kontakte të vazhdueshme me qytetarët duke i parë kërkesat dhe nevojat e tyre ngase ky është kontakti real.

Arian Galdini, Magjistër i Shkenca Politike dhe Politikave Publike

Z.Gadini e fillon ligjërimin e tij me citatin se: ”për të arritur pushtetin duhet të vishesh me petkun politik, por për ta ushtruar atë duhet të zhvishesh nga ky petk. Nuk ka politikë publike që i kënaq gjithë qytetarët, por një politikë e mirë publik duhet ta marr maksimumin e kënaqshmërisë së qytetarëve”.
Ai vazhdoi duke bërë një krahasim mes demokracive të konsoliduara dhe shteteve të Ballkanit të cilat synojnë të bëhen të tilla. “Në demokracitë e konsoliduara blihen vullnetet e vendimmarrjes, dhe jo votat me anën e klientilizmit. Vendimmarrja politike  në Ballkan është e drejtuar kah grupet informale, dhe si rrjedhojë e kësaj politika publike e ka të vështirë t’i adresojë interesat e qytetareve.

Publiku është i shkëputur nga ky proces. Çdo vendimmarrje që bëhet në Ballkan e ka hijen e zezë të informalitetit”. – ua sqaroi pjesëmarrëve. Si shembull konkret ai mori ndërtimin e rrugëve nga 2001 deri në 2009, të cilën të dy qeveritë shqiptare e kishin parë si prioritet.” Shumica e rrugëve ishin të financuara nga Bashkimi Evropian, por në fund ato janë ndërtuar jashtë standardeve! Është bërë një propagandë me to për t’i fituar zgjedhjet, por kur kthehet kah publiku gjithçka është ndryshe. Realiteti në letër dhe realiteti në praktikë janë dy gjera që nuk përputhen në realitet ”.

Z. Galdini sqaroi dhe rëndësinë që ka transparenca  dhe vendimmarrja në një politikë publike, duke marrë shembullin e protestave të fundit kundër armeve kimike në Shqipëri. “Çfarë ju mungoj në komunikimin publik me qytetarët ishte vendosja e qytetarëve përball realitetit. Ata thanë‘Jo’, prej padijenisë dhe frikës. Kjo ishte protesta më e madhe popullore (jo politike) pas viteve të 90-ta, dhe qeveria nuk komunikoi me qytetarët. Por, kur u morr vendimi, ata ju drejtuan masës se e humbëm një shans të mirë. Qytetarët vihen pastaj në dilemë dhe pyesin vetveten “po sikur t’i pranonim”, dhe ky parashtrim i pyetjes është mungesë transparente nga qeveria, propagandë politike, dhe politikë e dilemave, ama politikat publike nuk janë politika të dilemave. Këtu ndahet pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje.” – tha z. Galtini.

Arian Galdini dha dhe një vështrim  kritikë mbi politikat publike në Ballkan, duke identifikuar dhe fajtorët se pse ato nuk mund të quhen publike  . “Politikat publike fatkeqësisht në Ballkan janë dhunim i shtetit me qytetarin, duke dëmtuar kësisoj atomin e qytetarisë. Politikanët përballen me qytetarin vetëm për përfitime ekonomike dhe jo për impaktin social. Politikanët kur shërbimin e tyre e konsiderojnë si nder, atëherë aty mbaron politika publike. Ata e kanë për detyrë shërbimin ngase qytetarët janë taksapaguesit prej të cilëve ata i marrin rrogat e tyre. Zyrtarët arrogant, të cilët zyrat e tyre i konsiderojnë si pashallëqe nuk mund t’i zhvillojnë politikat publike”.- ishte kritika e z. Galdinit adresuar zyrtarëve politik.

Ligjëruesi fare në fund e dha mesazhin e tij të plotë se si duhet të jetë një politikë publike. “Politika publike bëhet publike kur vizioni i politikanit shkon në komunikim të ngushtë me publikun. Politika publike fillon me ‘unë’ por mbaron me ‘ne’. Në demokraci, qytetari duhet të bëhet bashkautor në hartimin e politikave afatgjatë, sepse element kyç i një politike të mirë është jetëgjatësia e saj. Politika publike duhet të ndërtojë një komunitarizëm. Kur e harton një politikë përfitues nuk duhet të jetë vetëm një grup qytetarësh por një komunitet i tërë.” 

Lini një Përgjigje