You are currently viewing Instituti KLGI nis programin edukativ LGA me brezin e ri të komunave

Instituti KLGI nis programin edukativ LGA me brezin e ri të komunave

  • Post author:
  • Post category:Media
  • Post comments:0 Comments

Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) nisi punën me gjeneratën e gjashtë të programit edukativ LGA VI. Ky organizim realizohet në Republikën e Shqipërisë nga data: 24 – 26 nëntor 2016.

Moduli i Parë (I) – në sesione të ndara trajton temën e Demokratizimit dhe Decentralizimit (sistemi i decentralizuar i qeverisjes; principet, konceptet dhe praktikat ndërkombëtare; shtet-ndërtimi në relacion me decentralizimin – rasti i Ballkanit perëndimorë; relacionet mes qeverisjes qendrore dhe qeverisjes lokale).

Po ashtu, moduli përfshin edhe vizitën studimore në Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Publike. Qëllimi i këtij takimi është njohja e përpjekjeve që ky dikaster ka lidhur me ndërtimin e kapaciteteve të administratës publike; shërbimet e integruara publike përmes agjencionit ADISA; dhe inovacionin në administratë.

LGA është program i avancuar i trajnimit që targeton zyrtarët e qeverisjes lokale, ministritë e linjës dhe akterët e shoqërisë civile. Përmes moduleve trajnuese, LGA shërben si platformë e edukimit profesional, po ashtu, të mësuarit nga shkëmbimi i përvojave mes pjesëmarrësve dhe ligjëruesve si dhe nëpërmjet vizitave studimore.

Ky program përkrahet nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Kosovë.

Lini një Përgjigje