You are currently viewing Instituti KLGI organizoi trajnimin në kuadër të “Akademisë për Qeverisje Lokale – LGA”

Instituti KLGI organizoi trajnimin në kuadër të “Akademisë për Qeverisje Lokale – LGA”

Trajnimi u mbaj në Republikën e Shqipërisë, ku u diskutuan dhe trajtuan temat Modelet dhe Parimet e Qeverisjes së Mirë; Qeverisja Lokale në frymën e Kartës Evropiane, si dhe Funksionimi i Qeverisjes Lokale në Kosovë. Ligjërues përgjatë këtij trajnimi ishte njohësi i fushës së qeverisjes lokale, Shkëlqim Jakupi. Pjesëmarrësit nëpërmes punës në grupe kishin mundësinë të ndanin në mes vete përvoja praktike në tema të ndryshme.

Akademia për Qeverisje Lokale (LGA) është program i avancuar i trajnimit që targeton zyrtarët e qeverisjes lokale, ministrive të linjës dhe akterët e shoqërisë civile. LGA është fokusuar në elaborimin e konceptit modern të qeverisjes lokale përmes moduleve trajnuese të cilat ofrohen në formë të ligjëratave, diskutimeve, punës në grupe, shkëmbimit të informacionit dhe vizitave studimore.

Aktiviteti u realizua në kuadrin e programit “Dialogu për Komunat Evropiane (DEM)”, i mbështetur nga Norwegian Embassy in Prishtina.

Lini një Përgjigje