You are currently viewing Instituti KLGI po ofron mbështetje të fokusuar për komunat e vogla

Instituti KLGI po ofron mbështetje të fokusuar për komunat e vogla

Në kuadrin e mentorshipeve që po ofron Instituti KLGI për 14 komunat nën 22 mijë banorë, si intervenim specifik i dalë nga projekti “Mbështetje të Komunave të Forta dhe të Qëndrueshme – SSSM” mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë, me kërkesë të Komunës së Parteshit sot stafi i Institutit KLGI takoi përfaqësuesit e komunës në fjalë.

Në takim me kryesuesin e Kuvendit, shefin e Kabinetit të kryetarit dhe Drejtorin e Urbanizmit në fokus të diskutimit ishte procesi i plotësim-ndryshimit të statutit të Komunës, aspektet e demokratizimit dhe çështjet funksionale. Në takim z. Muçaj përmendi nevojën që ndryshimet në statutin e komunës të jenë në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, duke ndjekur një proces të konsultimit të gjerë me publikun dhe takimet e fokusuara me akterët lokalë.

Përfaqësuesit e Parteshit theksuan problemet që dalin nga mungesa e kapaciteteve profesionale, duke theksuar nevojën për programe të veçanta në fushat sektoriale. Njëkohësisht ata vlerësuan kontributin që po jep KLGI nëpërmjet trajnimeve në shërbim të planifikimit, implementimit dhe vlerësimit të politikave publike në nivelin lokal dhe përfshirjen e tyre në këto fusha.

Përfaqësuesit e Institutit KLGI shprehën gatishmërinë që edhe më tutje të ofrojnë mbështetje specifike për komunat që kanë kapacitete të limituar në fushat sektoriale. Njëkohësisht ta luajnë rolin e interlokutorit në përmirësimin e politikave dhe legjislacionit në fushën e qeverisjes lokale.

Në fund të takimit kryetari i Parteshit, Dragan Petkovic përshëndeti përfaqësuesit e Institutit KLGI, duke falënderuar për bashkëpunimin korrekt të deritanishëm dhe përkrahjen profesionale që po ofron për këtë komunë.

Lini një Përgjigje