You are currently viewing Ekipi i Auditimit Social në Suharekë realizon vizitë në terren
DCIM100MEDIADJI_0990.JPG

Ekipi i Auditimit Social në Suharekë realizon vizitë në terren

Ekipi i Auditimit Social në Komunën e Suharekës ka realizuar vizitën në terren, në kuadër të projektit të Auditimit Social, me qëllim monitorimin e zhvillimit të projekteve që janë aktualisht në proces zbatimi.

Pas analizimit të kontratave të projekteve, ekipi i auditorëve ka identifikuar disa çështje me rëndësi gjatë vizitës në terren. Kjo fazë synon të evidentojë aspekte që mund të kontribuojnë në përmirësimin e projekteve komunale, duke siguruar që ato të jenë funksionale dhe në shërbim të qytetarëve.

Çështjet e identifikuara gjatë këtij procesi do t’i adresohen Kryetarit të Komunës, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve më të përshtatshme për të sanuar problemet eventuale dhe për të përmirësuar zbatimin e projekteve.

Auditimi Social është një proces që synon të rrisë transparencën, llogaridhënien dhe përfshirjen e komunitetit në projektet publike, duke garantuar që investimet komunale t’u përgjigjen sa më mirë nevojave të qytetarëve.

🤝 Projekti i Auditimit Social në komuna zhvillohet me mbështetjen e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Lini një Përgjigje